Penaltitë vendosën në çerekfinalen ndërmjet Shkëndijës dhe Strugës, fituesin e pret ekipi tjetër shqiptar

Në gjysmëfinalen ndërmjet Shkëndijës dhe Strugës, dy ekipet shqiptare luajtën baraz në minutat e rregullta, ndërsa në fund fituesi u vendos përmes penaltive, transmeton Portalb.mk.

Në minutën e 96-të, Shkëndija arriti të barazon për rezultatin përfundimtar 2-2. Ekipi nga Tetova, përmes penaltive arriti të tregohet më e saktë, duke siguruar edhe kualifikimin në gjysmëfinale, ku e pret Shkëndija nga Haraçina.

Ndryshe, gjysmëfinalja tjetër do të luhet ndërmjet Sileksit dhe Ohrit.

Ndeshjet e parë gjysmëfinale do të luhet në Tetovë më 1 prill (16:30), ndërsa ndeshja e vendimtare më 22 prill. Finalja do të luhet më 20 maj.

Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 u shpall Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari fitues i Kupës.

Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Parë për herë të parë.

Federata e Futbollit RMV (FFM)KF ShkëndijaKF StrugaKupa e Maqedonisë së Veriut Futboll