Komisioni Evropian deklaroi në një konferencë për shtyp se të mërkurën, 30 shtator, Presidentja Ursula von der Leyen do të nisë nga Tirana turin e saj në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Klan News raporton se ajo do të takojë së pari Presidentin Bajram Begaj e më pas kryeministrin Edi Rama.
Kjo vizitë vjen pasi Ursula von der Leyen deklaroi se do të paraqesë një afat kohor konkret për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Malit të Zi. Burime mediatike në Bruksel kanë konfirmuar faktin se Komisioni Evropian është gati që të mbështesë zyrtarisht përmbylljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE-në vitin 2027.
Të enjten, Presidentja e Komisionit Evropian do të vijojë turin e saj rajonal në Prishtinë, ku do të takohet me presidenten në detyrë Albulena Haxhiu dhe kryeministrin Albin Kurti. Më pas, ajo do të udhëtojë në Podgoricë, e me pas në Shkup.
Vlen të përmendet se Von der Leyen ka shtyrë për një datë të mëvonshme vizitat në Serbi dhe Bosnjë-Hercegovinë për shkak të zgjedhjeve të ardhshme. Edhe nderimet që u mbajtën në të dyja vendet në nder të kriminelit të luftës Ratko Mladić mund të kenë ndikuar gjithashtu në këtë vendim të kreut të Komisionit Evropian.