Janë sëmurë eksperti dhe avokati që duhej të mohonin AND-në e gjetur në pjesën e murit ku ishin fshehur 350 mijë euro

As raporti i ekspertizës nuk u përfundua dhe nuk u dorëzua në gjykatë, as ekspertët nuk erdhën në seancën e sotme gjyqësore kundër gjyqtarit të apelit Gjoko Ristov, nga i cili prokurori për krim të organizuar dhe korrupsion nxori 350,000 euro të padeklaruara nga muri në shtëpinë e tij familjare në Negotinë në janar, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.

Njëri, Atanas Kozarev, eksperti për gjetjen e AND-së dhe avokatja e Ristovskit, nuk erdhën në mëngjes në gjyq, pasi ishin sëmurë.

Eksperti tjetër gjithashtu nuk erdhi në seancën e sotme, ai nuk ishte gati, por avokati Zvonko Davidović tha se do të përfundohej dhe do të dorëzohej në gjykatë deri të enjten.

Eksperti i parë i punësuar nga Ristov ishte Emilio Friščić dhe ai e paraqiti pjesën e tij duke pretenduar se shkrimi i dorës në kartëmonedhat në mur, në të cilat u gjet ADN-ja e gjyqtarit, nuk ishte i tiji. Eksperti i tretë që vonoi me përgatitjen dhe nuk erdhi në seancën e sotme është Antonio Gjorgjeev.

Gjyqtarja Biljana Kocevska nga Gjykata Penale, e vlerësoi si të papërgjegjshme mungesën e ekspertëve në këtë seancë.

“Paratë ishin personalisht të miat, i mblodha pasi e ndërtuam shtëpinë në vitin 1975 dhe i ruaja për pleqërinë”. Këtë e deklaroi në dëshminë e saj Donka Ristova, nëna e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Gjoko Ristov, në një seancë në muajin tetor rreth procesit gjyqësor që zhvillohet kundër tij për fshehje të pasurisë dhe pastrim parash. Bëhet fjalë për 350 mijë euro që u gjetën në murin e kuzhinës gjatë kontrollit të shtëpisë familjare të prindërve të tij në Negotinë.

Procesi gjyqësor kundër këtij gjyqtari, në shtëpinë familjare të të cilit në Negotinë Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion gjeti të fshehura në mur 350.000 euro të padeklaruara, filloi më 28 maj në Gjykatën Penale të Shkupit dhe ende është në fazën e procedurës së provave.

Shuma e madhe e eurove në kartëmonedha të mëdha në shtëpinë familjare të Ristovëve u zbulua pasi më herët ishte kapur avokati Fehmi Stafa duke marrë 50.000 euro, për të cilat gjatë hetimit kishte deklaruar se ishin për Ristovin.

Gjoko RistovGjykatës(e) - Gjykim - GjyqësorKorrupsion - Ryshfet