RMV, Kosova, Shqipëria dhe katër shtet të tjera morën pjesë në hetimin ndërkombëtar kundër mashtrimeve në internet

Në hetimin ndërkombëtar të Eurojust, Maqedonia e Veriut së bashku me gjashtë shtete të tjera kontribuuan në zbardhjen e hetimeve rreth mashtrimeve në internet, transmeton Portalb.mk.

“Operacioni u krye me mbështetjen dhe koordinimin e Europol dhe Eurojust, dhe përfshinte autoritete kompetente nga Gjermania, Qipro, Finlanda, Shqipëria, Izraeli, Kosova dhe Maqedonia”, raportoi Prokuroria Themelore Publike në Maqedoninë e Veriut.

Në hetimet për mashtrime në internet, u arrestuan shtatë të dyshuar, u realizuan bastisje në 17 vende dhe u sekuestruan më shumë se 100 servera.

EuropoliInternetiKriptovaluta