Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot vazhdoi gjykimi për rastin “Onkologjia 2” me dëgjimin e dëshmitares Dr. Snezhana Smiçkovska nga Klinika Universitare për Radiologji dhe Onkologji, raporton MIA.
Smiçkovska para Gjykatës konfirmoi se infermierja e saj çdo mëngjes ia dorëzonte historitë mjekësore për nënshkrim drejtorit të atëhershëm të Klinikës Nikola Vasev, si dhe se ai nuk ndërhyri drejtpërdrejt në mjekimin e saj.
Kur u pyet nga avokati Delo Kadiev, mbrojtës i të pandehurit të parë Vasev, në lidhje me marrëdhënien e saj me ish-drejtorin e Klinikës, Smiçkovska tha se ata nuk ishin në konflikt, por se ajo nuk kishte pasur kontakt me të vitet e fundit.
“Nuk kemi pasur grindje, por nuk kemi pasur kontakt vitet e fundit sepse nuk isha dakord me mënyrën se si na udhëhoqën dhe na menaxhuan. Kjo ishte, pa asnjë shqetësim tjetër”m, tha Smiçkovska.
Kur Kadiev e pyeti nëse edhe para se Vasev të bëhej drejtor i KURO-së, ishte e nevojshme që të gjitha terapitë biologjike të nënshkruheshin nga ish-drejtori, Smiçkovska tha se nuk mbante mend një praktikë të tillë, as se kush ishte drejtori.
Ajo gjithashtu u pajtua me pretendimin e Vasevit se terapia iu dorëzua për nënshkrim dhe se ai nuk ndërhyri drejtpërdrejt në mjekimin e pacientëve në repart.
Duke pasur parasysh se prokuroria dhe mbrojtja duhet të përgatiten për paraqitjen e provave me shkrim dhe provave materiale, gjykata mori vendim që seanca gjyqësore të vazhdojë më 24 mars 2026.
Rasti “Onkologjia”, i cili shkaktoi reagime të stuhishme në publik, u nda nga Prokuroria në dy akuza, njëra prej të cilave “Onkologjia 1”, ku Vasev dhe dy onkologë të tjerë po gjykohen për trajtim të pakujdesshëm të pacientëve, ndërsa në tjetrën, “Onkologjia 2”, dy ish-drejtorët Vasel dhe Nuhi po ndiqen penalisht për vepra të zgjeruara penale – keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, mashtrim në detyrë dhe përvetësim në detyrë.