Pas 26 vitesh rikthehet arsimi i mesëm policor, MPB hapi konkurs për 200 nxënës

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka shpallur konkurs për pranimin e 200 nxënësve në Shkollën e re të Mesme Policore për vitin shkollor 2026/2027, duke rikthyer arsimin policor pas 26 viteve, transmeton Portalb.mk.

Gjenerata e re do të arsimohet nën moton “Veshe uniformën me krenari!”, ndërsa mësimi do të zhvillohet në kuadër të Akademisë Policore në Idrizovë, ku nxënësit do të qëndrojnë në konvikt dhe do të ndjekin mësim profesional dhe të përgjithshëm.

Të drejtë aplikimi kanë nxënësit që kanë përfunduar vitin e dytë të arsimit të mesëm katërvjeçar, ndërsa kushtet përfshijnë njohjen e gjuhës maqedonase, gjendje të mirë shëndetësore, aftësi psikofizike, si dhe sukses të përgjithshëm të paktën “mirë”.

Përzgjedhja do të zhvillohet në tri faza, testim i aftësive motorike, test me shkrim dhe intervistë, pas së cilës do të hartohet lista përfundimtare e renditjes sipas pikëve të fituara.

Pas përfundimit me sukses të shkollimit dhe dhënies së provimit të maturës shtetërore, Ministria e Punëve të Brendshme do t’u sigurojë vend pune si policë, gjë që pritet ta rrisë edhe më shumë interesimin për këtë konkurs të ri.

Më shumë detaje rreth kokursit gjeni KËTU.

Konkurs ShpalljeMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)Policia e Maqedonisë së VeriutTë rinj - Rini - Rinia