Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj dy të rinjve nga Shkupi nën dyshimet për tentim vrasje, vepër e dënueshme në bazë të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.
“Në lidhje me veprën penale “vrasje”, e dënueshme në bazë të nenit 123, në lidhje me nenin 19 nga Kodi Penal, e ndodhur më 5 tetor të vitit 2024 në rrugën “Cvetan Dimov” në Shkup, gjatë të cilës u lëndua nga arma e zjarrit 19 vjeçarit A.B”, raportoi Policia.
Pas masave dhe hetimeve të kryera nga policia në lidhje me zbardhjen e rastit, sot deri në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup u dorëzua kallëzimi penal. Kallëzimi penal është kryer ndaj 24 vjeçarit B.B. dhe 25 vjeçarit B.Z. për veprën penale “vrasje”.
Ndryshe, në mbrëmjen e 5 tetorit ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri në rrugën “Cvetan Dimov” në Çair, ku ishte lënduar një person.
“Sipas së denoncuarës, ndaj të lënduarit është gjuajtur nga vetura “Pasat”. I lënduari është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” për marrjen e ndihmës mjekësore”, thanë nga MPB.