OKB: Deri në vitin 2100, Maqedonia e Veriut mund të bjerë nën 1 milion banorë

Të dhënat e Kombeve të Bashkuara (OKB) tregojnë se nëse vazhdojnë prirjet aktuale demografike, Maqedonia e Veriut deri në vitin 2100 pritet të ketë pak më pak se 900 mijë banorë, transmeton Portalb.mk.

Sipas projeksionevetë Entit Shtetëror të Statistikave, nëse vazhdojnë prirjet aktuale, popullsia e vendit deri në vitin 2070 pritet të zvogëlohet për rreth 30–35%, përkatësisht nga 1,83 milionë në rreth 1,2 deri në 1,3 milionë banorë.

Shkaqet kryesore të prirjeve negative janë rënia e vazhdueshme e fertilitetit dhe emigrimi i lartë i familjeve të reja.

Nga ana tjetër, projeksionet e Kombeve të Bashkuara janë më shqetësuese. Sipas tyre, popullsia në Maqedoninë e Veriut pritet të bjerë në 1,52 milionë deri në vitin 2050, ndërsa deri në vitin 2100 do të zvogëlohet për plot 52%.

Sipas kësaj, në vend do të jetonin më pak se një milion njerëz, përkatësisht rreth 868.000 deri në 943.000 banorë.

Organizata Kombet e Bashkuara (OKB)Regjistrimi i Popullsisë RMV