Një barakë në rrugën “Zhdanec” në Shkup është djegur tërësisht nga zjarri që shpërtheu mbrëmë. Pas lokalizimit të flakëve, zjarrfikësit gjetën brenda objektit trupin e pajetë të një burri, transmeton Portalb.mk.
Rasti është raportuar në SPB Shkup më 14 nëntor, në orën 23:40. Baraka ishte në pronësi të një 56-vjeçari nga Shkupi.
Sipas informacioneve të Qendrës për Menaxhim me Kriza, në shuarjen e zjarrit morën pjesë 19 zjarrfikës me shtatë automjete zjarrfikëse. Ndërhyrja zgjati deri në orën 01:30 pas mesnate, ndërsa zjarri përfshiu një sipërfaqe prej rreth 80 metrash katrorë.