NP “Parkingu i qytetit” – Shkup i njofton qytetarët se ka filluar vendosja e parkimit zonal në territorin e komunës së Karposhit. Hapësira e re e parkimit publik – zona D42, ndodhet në MIDA (rruga Orce Nikolov). Zona përfshin 79 vende parkimi, nga të cilat 2 janë të destinuara për personat me aftësi të kufizuara transmeton Portalb.mk.
Qiramarrësit që gravitojnë në zonë me adresat e tyre do të përdorin shërbimin e parkimit me çmim 0 denar, për dy automjete dhe një orë parkim kushton 25 denar. Orari i punës së zonës së parkimit është: nga e hëna në të shtunë nga ora 07:00 deri në 23:00, dhe të dielave dhe festat publike janë ditë jopune, gjegjësisht shërbimi i parkimit nuk paguhet.
“Përdoruesit e zonës D42 do të mund të paraqesin kërkesat e tyre në zyrën tonë të re, duke filluar nga e marta, 07.11.2023. Orari i punës së zyrës Karposh e cila ndodhet në r. “Dresdenska”, nr.15/3, është çdo ditë pune nga ora 08:00-22:00 dhe të shtunën nga ora 09:00-17:00. Të dielat dhe festat publike nuk punohet”, thonë nga NP Parkigu i Qytetit.