Një grua nga Prilepi u arrestua në Tetovë, rrahu fëmijën e saj tre-muajshe dhe e përplasi në asfalt

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njoftoi se një grua 42-vjeçare nga Prilepi u ndalua dje për rrahjen e foshnjës së saj tre-muajshe dhe përplasjen e saj në asfalt. Për fat të mirë, personat që ndodheshin rastësisht aty ndërhynë menjëherë dhe ia morën foshnjën, ndërsa rasti u raportua në policinë e Tetovës. Ajo u ndalua, si dhe u ndalua edhe burri me të cilin jetonte në një lidhje jashtëmartesore, transmeton Portalb.mk.

“Më 14.06.2026 në orën 17:20 në Tetovë, zyrtarë policie të SPB Tetovë privuan nga liria V. M. (42) nga Prilepi, me banim në Tetovë, ndërsa në orën 18:30 në fshatin Saraqinë, rajoni i Tetovës, policët nga NJësia Grupçin privuan nga liria B. S. (37) nga i njëjti fshat. Paraprakisht, në orën 16:00, në SPB-në e Tetovës u raportua se rreth orës 15:30 V. M. është vërejtur duke abuzuar fizikisht dhe duke përplasur foshnjën e saj tre-muajshe në asfalt. Personat që e vunë re këtë ia morën fëmijën dhe e raportuan rastin. Një punonjës social dhe një inspektor për të mitur janë njoftuar për ngjarjen, dhe të dy personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të ngrihen kallëzime penale përkatëse”, njoftoi SPB Tetovë.

Një rast ngjashëm shqetësues i dhunës ndaj një fëmije u raportua në Tetovë më 9 qershor, pasi një grua, sipas raportit, sulmoi fizikisht një fëmijë të vogël, më pas e la atë në rrugë dhe u largua me një fëmijë tjetër të mitur.

Siç informuan nga SPB Tetovë, rasti ishte raportuar më 9 qershor në orën 17:00. Sipas raportit, rreth orës 14:15 në rrugën Marshall Tito, një grua sulmoi fizikisht fëmijën e saj të mitur, të moshës rreth tre deri në katër vjeç.

Kalimtarët reaguan ndaj incidentit, duke u ndalur për të mbrojtur fëmijën. Pas reagimit të tyre, gruaja e la fëmijën në rrugë dhe u largua me një karrocë fëmijësh në të cilën ndodhej një fëmijë tjetër i mitur.

Fëmija, pasi mori ndihmë mjekësore, iu dorëzua Qendrës për Punë Sociale të Tetovës.

Dhuna familjareDhuna ndaj fëmijëveMinistria e Politikës Sociale Demografisë dhe Rinisë (MPSDR)Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)PrilepiSPB Tetovë