Një 35 vjeçar nga Kondova u arrestua për djegie të një veture (video)

Më 20.09.2025, zyrtarët policorë nga SPB Shkup e arrestuan A.G. (35) nga fshati Kondovë të Shkupit, pasi të njëjtën ditë, rreth orës 09:00, në Kondovë, kishte djegur me benzinë një veturë të tipit “Mercedes” me targa të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Veturën e posedonte Sh. Gj. (51) nga i njëjti fshat. SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër A.G. për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, sipas nenit 288 të Kodit Penal. Me vendim të gjyqtarit të procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup, të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej tetë ditësh.

Kriminel(e) KriminalitetKronikë e zezëMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)Zjarr