Nisi takimi i liderëve të Procesit Bërdo-Brioni

Në Ohër sot mbahet takimi i liderëve të Procesit Brdo-Brioni, nikoqire e të cilit është presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, ndërsa bashkorganizatorë janë presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc-Musар, dhe presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, transmeton Portalb.mk.

Në takimin në Ohër do të marrin pjesë presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kryesuesja dhe anëtarët e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Zhelka Cvijanoviq, Denis Beqiroviq dhe Darijana Filipoviq, presidentja e Kosovës, Justina Shirkoa Pula , ushtruesi i detyrës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Çupiç, si dhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq.

Sipas agjendës së paraparë, pjesa e punës e samitit fillon menjëherë pas pritjes zyrtare të pjesëmarrësve dhe pritet të zgjasë rreth një orë e gjysmë.

Pas përfundimit të diskutimit plenar, është paralajmëruar konferencë e përbashkët për media e nikoqires Siljanovska-Davkova dhe bashkorganizatorëve Pirc-Musар dhe Milanoviq.

Në kuadër të agjendës diplomatike, Siljanovska-Davkova do të zhvillojë edhe takime të veçanta bilaterale me kryesuesen dhe anëtarët e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Cvijanoviq, Beqiroviq dhe Filipoviq, me presidenten e Kosovës, Osmani-Sadriu, si dhe me ushtruesin e detyrës së presidentit të Serbisë, Çupiç.

Procesi Brdo-Brioni funksionon që nga viti 2013 si një iniciativë rajonale e nisur nga Sllovenia dhe Kroacia, me fokus në përshpejtimin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ruajtjen e stabilitetit. Përveç Maqedonisë së Veriut, Sllovenisë dhe Kroacisë, në këtë iniciativë marrin pjesë edhe Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi.

OhriProcesi Brdo Brioni