Policia e Maqedonisë së Veriut ka kryer ekstradimin e parë nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Personi i ekstraduar është Florim Limani. Ky kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, transmeton Portalb.mk.
“Sot (20.02.2026) u ekstradua nga Dubai në vendin tonë Florim Limani (33), i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për vuajtje të dënimit me burg prej tre vjet e gjashtë muajsh”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.
Ai është i dënuar për “prodhimin, mbajtjen dhe tregtimin e palejuar të armëve ose lëndëve shpërthyese”, vepër e dënueshme në bazë të nenit 396.