Nga 1 deri më 30 tetor është afati për vazhdimin e të drejtës për bursë studentore në RMV

Nga 1 deri më 30 tetor do të zgjasë afati për vazhdimin e të drejtës për bursë studentore për studentët që gjatë njërit prej viteve të mëparshme akademike e kanë fituar të drejtën për shfrytëzimin e saj, njoftojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh), transmeton Portalb.mk.

Për vazhdimin e të drejtës për bursë studentore, përfituesi duhet t’i ngarkojë elektronikisht dokumentet e nevojshme.

Kërkohet vërtetim për regjistrimin e semestrit të ardhshëm, përkatësisht vitit të studimit, vërtetim për provimet e dhëna, të lëshuar nga fakulteti, vërtetim për provimet e parapara dhe të dhëna (UPPI) – formular që plotësohet dhe vërtetohet nga fakulteti, ku shënohet suksesi i arritur gjatë viteve të mëparshme, si dëshmi se studenti ka dhënë 80 përqind, përkatësisht 90 përqind të provimeve të parapara, në varësi të llojit të bursës që shfrytëzon, përkatësisht se e ka ruajtur suksesin mesatar gjatë studimeve, në përputhje me marrëveshjen, si dhe indeksin nga semestri i parë i regjistruar deri te semestri i fundit i verifikuar.

MASh në njoftim sqaron se dokumentet duhet të ngarkohen në mënyrë elektronike së bashku me dokumentacionin përkatës në e-uslugi.mon.gov.mk. Për çdo informacion ose pyetje, studentët mund të drejtohen në adresën elektronike studentskii.stipendii@mon.gov.mk.

Bursa shkollore - universitareMinistria e Arsimit dhe Shkencës (MASH)Studentë