Rrëfime nga gratë, të rinjtë dhe grupet e margjinalizuara do të shfaqen më 20 nëntor në shkollën “Liria”. Kjo ngjarje do të fillojë prej orës 15:00, transmeton Portalb.mk.
“Gazetarët lokale, aktivistët dhe banorët do të takohen për të kuptuar si mediumet mund të tregojnë përmbajtje inkluzive, autentike dhe motivuese, duke ndërtuar bashkëjetesë, tolerancë dhe zhvillim të barazisë gjinore”, njoftuan nga Platforma për zhvillim të qëndrueshëm “Ballë për ballë”.
Këtu mund të marrin pjesë grupet e interesuara, ku pjesëmarrësit do të mund bisedojnë për shembuj të ndryshëm. Do të formohen 4 artikuj që do të publikohen në “Ballë për ballë”.
Ngjarja është pjesë e Ditët e shkrimit mediatik që po shënohen prej 17 deri 25 nëntorit, ndërsa në organizimin e kësaj dite do të marrë pjesë edhe bashkësia lokale në Zherovjan, organizata lokale “Nisma” dhe shkolla “Liria.