Policia e Maqedonisë së Veriut konfirmoi incidentin që ndodhi rreth 500 metra poshtë majës Maja e Selanikut, e që ishte raportuar të njëjtën ditë rreth orës 19:30. Bariu nuk ishte në vendin ku ra rrufeja, si dhe pjesa më e madhe e kopesë, e cila numëronte rreth 1,200 dele, raporton 360grad, përcjell Portalb.mk.
Të mërkurën pasdite, një stuhi goditi rajonin e gjerë të Velesit dhe shkaktoi dëme të mëdha për një bari 37-vjeçar nga fshati Jabolçishtë e Epërme. Rrufeja goditi kopenë e tij që kulloste në malin Jakupica, duke vrarë 95 dele.
Fermeri i dëmtuar i bagëtive, Tasin Useinov, e raportoi rastin në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AFV), dhe inspektori i tyre, së bashku me një ekip inspektimi nga Inspektorati Shtetëror Veterinar i Velesit, inspektuan vendin.