Në muajin shtator u regjistruar përsëri rritje e indeksit të Kostos së jetesës dhe çmimeve me pakicë, krahasuar me muajin paraprak dhe shtatorin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.
“Indeksi i kostos për jetesë në shtator të vitit 2024, krahasuar me muajin shtator të vitit 2023, shënon rritje nga 2.6 %, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënon rritje nga 3.3 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Te kosto e jetesës, krahasuar me gushtin, ka pasur rritje për 0.3 përqind, ndërsa te cmimet me pakicë ulje për 0.7 përqind.
“Rritje e inflacionit në shtator të vitit 2024, krahasuar me gushtin e vitit 2024, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: ushqimi dhe pije joalkoolike për 1.7 %, mobiliet, inventari dhe mirëmbajtje për amvisëri për 1.1 %, komunikime për 0.9 %, mallra dhe shërbimet e ndryshme për 0.5 %, arsimi për 0.3 % dhe shëndetësia për 0.1%”, sqaroi Enti, duke theksuar që kosto te transporti ka pasur ulje për 5.3 përqind.