Në Maqedoninë e Veriut numri i zjarreve aktive është rritur

Në Maqedoninë e Veriut sot kemi më shumë zjarre aktive, krahasuar me ditët paraprake. Dje në vend ishin 10 zjarre aktive, ndërsa sot 12, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar gjithsej 33 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilave: 12 janë aktive, 5 janë nën kontroll dhe 16 janë të shuar”, njoftoi Qendra për Menaxhim me Krizat.

Zjarret aktive janë të shpërndara në rajone të ndryshe, ashtu që një në Brod, Zhelinë, Petrovec, Zelenikovë, Kriva Pallankë, dy në Staro Nagorican, Prilep dhe tre në Vasilevë.

Ngjashëm si vitet e kaluara, edhe këtë vit Maqedonia e Veriut përballet me shumë zjarre në pyje. Madje, në vitin 2024, 126 zjarre pyjore dogjën mbi 94.000 hektarë në Maqedoni, që është pothuajse aq sa dhjetë vitet e mëparshme së bashku, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS).

Kujtojmë dhe se në RMV është ndaluar lëvizja në pyje që nga 1 korriku e deri në fund të gushtit.

Dita e ZjarrfikësveDrejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim RMVQendra për Menaxhim me Kriza (QMK) RMVZjarrZjarrfikës