Numri i familjeve të bletëve ka shënuar rënie në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë sasia e mjaltit të prodhuar ka shënuar rritje, transmeton Portalb.mk.
“Prodhimtaria e mjaltit organik në vitin 2025 është rritur për 13.1 % krahasuar me vitin 2024, ndërsa numri i familjeve të bletëve në të njëjtën periudhë është zvogëluar për 2.6 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në Maqedoninë e Veriut vitin e fundit janë prodhuar 69 658 kilogram mjaltë.
Maqedonia e Veriut brenda një viti numëron gjithsej 9 546 krerë gjedhe, 118 138 dele, 5 079 dhi, ndërsa sipërfaqja e punueshme është 5 145 hektarë, prej tyre gjysma janë kultura të drithërave.
“Numri i përgjithshëm i gjedheve organike është 9 546 krerë, dhe krahasuar me vitin 2024 është rritur për 1.1 %. Rritje është evidentuar edhe te delet organike, për 9.4 % ndërsa numri i dhive organike për 0.3 %”, raportoi Enti.