Komisioni Rregullator për Energjetikë i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) ka miratuar vendim me të cilin rriten çmimet me pakicë të derivateve të naftës me mesatare prej 14.27% krahasuar me vendimin e datës 2.3.2026, transmeton Portalb.mk.
Çmimet referuese të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen paraprake, janë rritur mesatarisht: për benzinën me 13.384%, për dizelin me 36.134%, për vajin ekstra të lehtë me 32.102% dhe për nmazutin rritja është me 27.870%.
Kursi i këmbimit të denarit kundrejt dollarit në periudhën e kaluar pas së cilës çmimet u formuan me llogaritjen paraprake është më i lartë për 0.9444%.
Nga data 10.3.2026, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motorike EUROSUPER BS – 95 79.50 (denarë/litër)
- Benzinë motorike EUROSUPER BS – 98 81.50 (denarë/litër)
- Dizel EURODIESEL BS (D-E V) 85.50 (denarë/litër)
- Vaj ekstra i lehtë për amvisëri 1 (EL-1) 82.50 (denarë/litër)
- Mazut M-1 NS 42.586 (denarë/kilogram)
Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten me 5.00 denarë/litër.
Çmimi me pakicë i EURODIESEL (D-E V) rritet me 14.50 denarë/litër.
Çmimi me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë Shtëpiak (EL-1) rritet me 12.50 den/litër.
Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS rritet me 7.044 den/kg dhe tani do të arrijë në 42.586 den/kg.
Vërejmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës që nga ora 00:01 më 10.3.2025.
Shitësit me shumicë dhe pakicë të derivateve të naftës dhe karburanteve të transportit mund të vendosin çmimet e derivateve individuale të naftës dhe karburanteve të transportit më të ulëta se çmimet më të larta të përcaktuara.