Pas aksidentit me një veturë, derisa po lëvizte me motoçikletë, ndërroi jetë 19 vjeçari. Policia ka arrestuar N.H. me urdhër të prokurorit publik transmeton Portalb.mk.
Aksidenti ndodhi në orë e mbrëmjes, ndërsa nga audio incizimet shihet se si aksidenti ndodhi në orën 22:22.
“Aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Audi A4“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga N.H. (31) nga fsh. Vizbeg, rrethina e Shkupit, një motoçiklete “BMV” me targa të Shkupit, e drejtuar nga M.F. (19) nga Shkupi dhe një motoçiklete „Honda HDV“ me targa të Shkupit, e drejtuar nga N.B. (21) nga Shkupi. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar M.F., të konstatuara në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“, ku më pas ka ndërruar jetë, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen”, raporoti Policia.
Aty u përfshi një veturë dhe dy motorë, ashtu qe njeri i mbijetoi aksidentit, ndërsa Muzafer Fetahi ndërroi jetë.
Në të njëjtën ditë, ka ndërruar 13-vjeçari, Agan Asani, nga fshati Çerkez i Kumanovës. Ai ishte futbollist i klubit KF Kumanova. Lajmin për ikjen e tij, e bëri të ditur trajneri i tij, Ismet Zeqiri, përmes një postimi në Facebook.
Asani ishte talent i ri premtues dhe ishte shumë i dashur nga bashkëlojtarët dhe stafi teknik.