Me tre “Air tractor” po shuhet zjarri pranë Moranës

Me tre “Air tractor” të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), aktualisht po shuhet zjarri pyjor pranë fshatit Moranë, në Komunën e Studeniçanit. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) thonë se zjarri, i cili shpërtheu mbrëmë vonë, po shuhet intensivisht, transmeton Portalb.mk.

Për shkak të terrenit të paarritshëm, thonë nga QMK-ja, ndërhyrja nga toka është tepër e rrezikshme ose e pamundur. Për këtë arsye, në shuarjen e zjarrit janë angazhuar tre “Air tractor-ët” e DMSH-së.

“Ekipet në terren veprojnë në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha strukturat e përfshira, me qëllim lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit, si dhe mbrojtjen e banorëve dhe pronës së tyre”, thuhet nga QMK.

Zjarri pranë Moranës së Shkupit shpërtheu mbrëmë vonë.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim RMVQendra për Menaxhim me Kriza (QMK) RMVZjarr