Me automjet pengoi trafikun në një kryqëzim në Shkup, policia e thirri në stacion

Në njoftimin për rastin thuhet se në Sektorin për Punë të Brendshme (SPB) Shkup është thirrur personi Sh.A., pronar i një automjeti të markës “Ford”, pasi më 7 tetor me automjetin e tij kishte penguar trafikun në një kryqëzim në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Videoja e ngjarjes u publikua edhe në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta nga qytetarët.

Siç raportuan disa media, në video shihet se si personi, për arsye që ende nuk dihen, pengon trafikun në një kryqëzim në Shkup me automjetin e tij, ndërsa nxjerr një flamur shqiptar dhe ndalon automjete të tjera.

Në njoftimin e policisë thuhet se ndaj personit po ndërmerren masat përkatëse në përputhje me Ligjin për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)SPB Shkup