Me 62 vota “për” u miratua Ligji për energjetikë, Ministria e vlerësoi si ligj evropian

Ligji për Energjetikë u miratua në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut me 62 vota “për”. Ministria për Energjetikë e vlerësoi miratimin e ligjit, duke e vlerësuar si një ligj evropian për një të ardhme të qëndrueshme energjetike, të pastër dhe të drejtë, transmeton Portalb.mk.

“Ligji për Energjinë u votua votuar në Kuvend. Maqedonia mori një ligj evropian për një të ardhme energjetikë të pastër, të drejtë dhe të qëndrueshme. Ligji i ri për energjetikë është  një ligj sistematik, gjithëpërfshirës dhe reformator që hedh themelet për politikën e re energjetike të vendit. Me këtë, Maqedonia më në fund merr një kornizë ligjore të qartë, moderne dhe në përputhje me standardet evropiane për zhvillimin e energjisë”, vlerësoi Ministria.

Ligji përfshin 61 amendamente përmes një procedure të rregullt legjislative.

Efikasiteti energjetikEnergjetikëKriza energjetikeLigji për EnergjetikëMinierave dhe Burimeve Minerale (MEMBM)Ministria e Energjetikës