Më 21 tetor në Tetovë do të mbahet Forumi NextGen CareerUp për zhvillimin e të rinjve

Më 21 tetor 2026, në orën 11:00, në Hotel Mercure në Tetovë do të mbahet Forumi i Karrierës NextGen CareerUp. Nikoqirë do të jenë ILPP, së bashku me Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, si mbështetëse e kësaj iniciative, transmeton Portalb.mk.

“Përmes punës sonë, po ndërtojmë një komunitet gjithnjë e më të gjerë rreth kauzave zhvillimore që na bashkojnë”, thuhet në njoftim.

Në Forum do të bashkohen të rinjtë me përfaqësues të institucioneve shtetërore, universiteteve, komunitetit të biznesit dhe organizatave zhvillimore, për një diskutim të hapur mbi arsimin, zhvillimin në karrierë dhe mundësitë e punësimit për të rinjtë.

 

Ambasada e Holandës në RMVTë rinj - Rini - Rinia