Në Maqedoninë e Veriut prej janarit e deri në nëntor të vitit paraprak u regjistruar 3 114 276 000 euro, ndërsa vetëm në muajin nëntor ka pasur 255 milionë euro deficit, transmeton Portalb.mk.
“Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut për periudhën janar- nëntor të vitit 2025 është 7 395 629 000 euro , ndërsa vlera e mallrave të importuara, në periudhën janar – nëntor të vitit 2025është 10 509 905 000 euro”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.
Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, eksporti është rrit për 2.58 përqind, ndërsa importi u rritën për 3.88 përqind.
Vetëm në muajin nëntor, u regjistrua eksport në vlerë 689 milionë euro, ndërsa importi 945 milionë euro.