Në futbollin e Maqedonisë së Veriut mbaroi java e XXVII-të në Ligën e Parë, ku sot u luajtën dy ndeshjet e fundit. Në të dy ndeshjet u shënuan gjithsej tre gola, transmeton Portalb.mk.
Arsimi në Gostivar arriti të marrë tri pikë kundër Pelisterit, pasi fitoi me rezultat 1-0. Me këtë Fitore, Arsimi gjendet në pozitën e shtatë me 35 pikë, dy më pak se Bahkimi që gjendet në pozitën e gjashtë.
Në ndeshjen e fundit që u zhvillua sot, AP Brera dhe Makedonija Gj.P. shënuan nga një gol, duke ndarë në fund nga një pik.
Shkëndija gjendet në pozitën e dytë me një pik më pak sesa Vardari. Këto dy ekipe do të përballen në ndeshjen e fundit, në xhiron XXXIII-të.
Struga gjendet në pozitën e tretë me 56 pikë, ndërsa Shkupi e fundit me një pik.