Maqedonia e Veriut do të vazhdojë bashkëpunimin me Shqipërinë në lidhje me rajonin e Ohrit

Një delegacion i pushtetit qendror dhe lokal nga Maqedonia e Veriut ka marrë pjesë në një takim me drejtorin e përgjithshëm të UNESKO-s, Kaled El-Enani. Tema kryesore e kësaj vizite ishte mbrojtja e trashëgimisë në rajonin e Ohrit, transmeton Portalb.mk.

“Në fokus të bisedimeve ishte gjendja e rajonit të Ohrit si trashëgimi botërore natyrore dhe kulturore, duke theksuar rëndësinë e zbatimit të vazhdueshëm dhe në kohë të rekomandimeve për mbrojtje, me qëllim ruajtjen e statusit të tij në Listën e Trashëgimisë Botërore. Gjatë kohës së takimit, u konfirmua vendosmëria e shtetit për të zbatuar detyrimet e ndërmarra për mbrojtjen e rajonit të Ohrit, si dhe gatishmëria për të vazhduar bashkëpunimin me Republikën e Shqipërisë në kuadër të mekanizmave ekzistues, me qëllim sigurimin e mbrojtjes afatgjate dhe të qëndrueshme të rajonit”, raportoi Ministria për Kulturë dhe Turizëm.

Në këtë takim mori pjesë edhe kryetari i Strugës, Mendi Qyra, dhe kryetari i Ohrit, Kiril Pecakov.

Kujtojmë se Rajonit të Ohrit i është dhënë një shans i tretë. Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Paris të enjten (10.07.2025) shtyu vendosjen e Rajonit të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Kulturore dhe Historike Botërore në Rrezik.

Ohrit dhe Maqedonisë i është dhënë një vit tjetër për të përmbushur një sërë detyrimesh dhe për të vepruar sipas rekomandimeve të vërejtura në raportet e mëparshme të Misioneve të Monitorimit Reaktiv, për të cilat ata do të duhet të paraqisnin një raport në UNESCO deri më 1 shkurt të këtij viti. Më parë, Qeveria u ngarkoi të gjithë anëtarëve të delegacionit maqedonas në Paris që së bashku të paraqesin një amendament për tërheqjen e Projektvendimit të Komitetit, i cili propozonte që rajoni të vendoset në listën e trashëgimisë së rrezikuar. 

EkologjiKomuna e OhritLiqenLiqeni i Ohrit - StrugësMendi QyraOhriStrugaUNESKO – UNESCO