UNESCO kërkoi që rajoni i Ohrit të vendoset në listën e pasurive botërore dhe kulturore në rrezik

Komiteti për trashëgimi botërore të UNESCO-s në draft–dokumentin e miratuar në kuadër të sesionit të 47-të të këtij viti që po mbahet në Paris ka kërkuar që rajoni i Ohrit të vendoset në listën e pasurive botërore dhe kulturore në rrezik, transmeton Portalb.mk.

U theksua se vazhdon degradimi i atributeve të cilët e transferuan rajonin e Ohrit si trashëgimi e mbrojtur e UNESCO-s dhe u kërkua përmbushje e vërejtjeve të misionit reaktiv monitorues nga viti i kaluar.

Edhe këtë herë u shënuan dobësitë në qëndrimin e shtetit, institucioneve dhe autoriteteve në nivel kombëtar dhe lokal ndaj Liqenit të Ohrit dhe qytetit të Ohrit si një trashëgimi natyrore ose kulturore e shpallur thesar botëror, si dhe reagimin joadekuat të shtetit dhe institucioneve ndaj vërejtjeve nga Organizata Botërore, me propozim konkret që rajoni të përfshihet në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik të UNESCO-s.

Në dokument i bëhet thirrje RMV-së dhe Shqipërisë të punojnë në menaxhim efektiv.

Nëse miratohet draft-vendimi i Komitetit, nuk do të thotë se rajoni i Ohrit do të fshihet nga lista e vlerave të mbrojtura natyrore dhe kulturore të UNESCO-s, por zgjidhje e caktuar e asaj që ishte treguar vitet e kaluara nga ana e ekspertëve ndaj publikut kritik, si sjellje joadekuate ndaj brendit të njohur nga bota.

Liqeni i Ohrit - StrugësOhriUNESKO – UNESCO