Rebalanci i buxhetit të Maqedonisë së Veriut për vitin 2026-të është miratuar sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Për miratimin e ndryshimeve buxhetore votuan 67 deputetë “për”, transmeton Portalb.mk.
Ky ishte rebalanci i dytë për buxhetin e vitit 2026-të, ndryshime të arsyetuara nga pushteti, ndërsa u kundërshtuan nga opozita gjatë debatit publik.
Për këtë ndryshim buxhetor, 15 deputetë votuan kundër, ndërsa asnjë nuk votoi “abstenim”.
Ndryshe, me 64 vota “për” dhe asnjë “kundër” dhe i “përmbajtur”, Kuvendit i Maqedonisë së Veriut më 27 korrik e miratoi rebalancin e buxhetit të shtetit për vitin 2026.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut më 30 tetor e miratoi Propozim-buxhetin për vitin 2027, me të cilin i vendosim kornizat fiskale dhe prioritetet zhvillimore për vitin e ardhshëm.