Maqedonia e Veriut do të rikthehet në Eurovizion pas pesë vitesh mungesë

Pas pesë vitesh mungesë, Maqedonia e Veriut do të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të Eurovizionit 2027. Këtë e konfirmoi drejtori i Radio Televizionit të Maqedonisë, Zoran Ristoski, transmeton Portalb.mk.

Në seancën publike të Këshillit Programor të RTVM-së, ku morën pjesë përfaqësues të shoqatave profesionale, organizatave mediatike dhe institucioneve relevante, Ristoski bëri të ditur se ka zhvilluar takime me përfaqësues të European Broadcasting Union dhe se me siguri mund të thuhet që Maqedonia do të dërgojë përfaqësues në festivalin evropian të muzikës në vitin 2027.

Ai theksoi se RTVM-ja ka mbështetjen e EBU-së për promovimin e vlerave kulturore të Maqedonisë dhe pret që transmetuesi publik të përfitojë një paketë më të favorshme për rikthimin në Evrovizion.

Maqedonia mori pjesë për herë të fundit në Evrovizion 2022, kur vendin e përfaqësoi Andrea Koevska me këngën Circles, e zgjedhur përmes përzgjedhjes kombëtare për Eurosong.

Rezultatin më të mirë për Maqedoninë e arriti Tamara Todevska me këngën Proud në vitin 2019, kur u rendit në vendin e shtatë.

Eurovizion - EurosongRadio Televizioni i Maqedonisë së Veriut RTMV