Maqedonia e Veriut do të ndryshojë në mesnatë çmimet e derivateve të naftës

Nga mesnata, çmimi i dizelit do të rriten me gjysmë denari për litër, ndërsa çmimet e benzinës do të mbeten të njëjta, njoftoi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE), transmeton Portalb.mk.

Me këtë vendim të KRRE-së, çmimet me pakicë të derivateve të naftës do të rriten mesatarisht me 0.26 përqind krahasuar me vendimin e mëparshëm.

Çmimi i ri me pakicë i Eurodiesel BS (D-E-V) do të jetë 69.5 denarë për litër.

Çmimet me pakicë të Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 dhe vajit ekstra të lehtë për përdorim shtëpiak nuk do të ndryshojnë. Kështu, Eurosuper BS-95 është 75.5 denarë për litër, Eurosuper-BS – 77.5 denarë dhe 69 denarë vaji ekstra i lehtë për amvisëri.

Çmimi me pakicë i mazutit do të rritet gjithashtu me 0.207 denarë për kilogram dhe do të arrijë në 36.947 denarë.

Çmimet referuese të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, kanë rënë mesatarisht me 0.368 përqind për benzinën, ndërsa derivatet e tjera kanë shënuar rritje, si nafta me 2.18 përqind, te vaji ekstra të lehtë me 1.481 përqind dhe mazuti me 1.689 përqind.

BenzinaÇmimi i benzinësÇmimi i naftësDizelKomisioni Rregullator për Energji (KRRE)Nafta