Maqedonia e Veriut do të ketë trajner tjetër te ekipi i futbollit

Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) dhe trajneri Goce Sedloski e kanë ndërprerë kontratën për udhëheqjen e Përfaqësueses A. Federata vlerësoi se ndërprerja e kësaj kontrate është në të mirë të të dy palëve, transmeton Portalb.mk.

“Ndoshta momenti kur ai mori drejtimin e ekipit kombëtar nuk ishte ideal. Ndoshta pritjet e larta, pavarësisht realitetit, rrethanave dhe rezultateve, nuk përputheshin me atë që të gjithë dëshironim. Por kjo nuk e ndryshon meritën e tij, as kontributin që ai ka dhënë në futbollin maqedonas”, deklaruan nga Federata.

Duke vlerësuar se kontrata është në të mirë të Federatës dhe Sedloskit, FFM-ja njoftoi se është ndërprerë kontrata ndërmjet dy palëve, duke vlerësuar përpjekjet e trajnerit për rezultate më të mira.

Maqedonia e Veriut më 25 mars dhe 28 mars do të luajë balotazh me ekipin e Qipros. Ndeshja e parë do të luhet në Qipro duke filluar në ora 18:00, ndërsa e dyta në Shkup prej orës 15:00.

 

Federata e Futbollit RMV (FFM)Futboll futbollist(e)Reprezentacioni i Maqedonisë Futboll