Në orët e pasdites, në seancën e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut u votua përbërja e re e Komisionit Shtetëror Zgjedhor në prag të zgjedhjeve të rregullta parlamentare dhe presidenciale, transmeton Portalb.mk.
Debati disamujor se cilit tabor i takon anëtari i shtatë i KSHZ-së, u përmbyll sot me zgjedhjen e Abdush Demirit. Për këtë përbërje sot në kuadër të seancës së 145-të, votuan 90 deputetë “për”, asnjë kundër e abstenim.
Më 18 dhjetor, Lidhja Evropiane për ndryshim propozoi Abdush Demirin për anëtar të KSHZ-së. Ata prej kohësh kërkonin që Kuvendi të veprojë sa më shpejtë në suaza të Kushtetutës dhe ligjeve përkatëse, të cilët theksojnë se opozita duhet të ketë përfaqësuesin e saj në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).
Pas emërimit të Krenar Llogës si ministër i Drejtësisë u zbraz një vend në KSHZ i cili duhet të plotësohet me përfaqësues nga opozita.
Zgjedhjet e shtata presidenciale do të mbahen më 24 prill, ndërsa zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare do të mbahen më 8 maj. Nëse do të ketë raund të dytë të zgjedhjeve presidenciale, ato do të përkojnë me zgjedhjet parlamentare dhe do të mbahen më 8 maj.
- LEXO: RMV, Kuvendi vendosi: Abdush Demiri anëtari i shtatë i KSHZ-së
- LEXO: Dashtevski: KShZ mund të funksionojë me gjashtë anëtarë, vendimet do të jenë legjitime
- LEXO: RMV, opozita shqiptare paralajmëroi bllokim të rrugëve nëse nuk zgjidhet anëtar i tyre i KSHZ-së
- LEXO: Lidhja Evropiane për Ndryshim bojkoton Kuvendin, derisa nuk zgjidhet anëtari i tyre në KSHZ
- LEXO: Lidhja Evropiane për Ndryshim për anëtar të KSHZ-së propozoi Abdush Demirin