Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka miratuar vendim me të cilin ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës me mesatare prej 2.73% krahasuar me vendimin e datës 6.4.2026. Çmimet referuese të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, kanë rënë mesatarisht: për benzinën me 2.703%, për naftën me 3.251%, për vajin ekstra të lehtë me 3.960% dhe për mazutin ulja është me 4.476%, transmeton Portalb.mk.
Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 1.50 den/litër, krahasuar me çmimet me pakicë të përcaktuara me vendimin për përcaktimin e çmimeve më të larta me pakicë të derivateve të naftës dhe karburanteve për transport të datës 06.04.2026, dhe kështu çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 është 82.00 den/litër, ndërsa çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-98 është 84.00 den/litër. Çmimi me pakicë i EURODIZEL (D-E V) ulet për 2.50 den/litër, krahasuar me çmimin me pakicë të përcaktuar me vendimin për përcaktimin e çmimeve më të larta me pakicë të derivateve të naftës dhe karburanteve për transport të datës 06.04.2026, dhe kështu çmimi me pakicë i EURODIZEL (D-E V) është 95.50 den/litër.
Çmimet më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit janë:
- Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 82,00 (denarë/litër)
- Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 84,00 (denarë/litër)
- Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 95,50 (denarë/litër)
- Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 96,50 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU – 49,227 (denarë/kilogram)
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1), ulet për 3,50 denar/litër, në raport me çmimin e shitjes me pakicë, të përcaktuar me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit nga data 6.4.2026, kështu që, çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1), është 96,50 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 2,084 denarë/kilogram, në raport me çmimin e shitjes me pakicë, të përcaktuar me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit të datës 6.4.2026 kështu që çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU është 49,227 den/kg.