Programi i Praktikës “Libri i kaltër” është një praktikë pesëmujore e paguar e ofruar nga Komisioni Evropian, e cila u ofron të diplomuarve nga e gjithë bota përvojë praktike në hartimin e politikave dhe administrimin e BE-së. Një thirrje për aplikime është lançuar së fundmi për këtë mundësi, transmeton Portalb.mk.
“A keni menduar ndonjëherë se si do të ishte të punonit për BE-në? Aplikoni për një Praktikë “Libri i kaltër” dhe do të merrni një praktikë pesëmujore të paguar, duke filluar nga marsi 2026. Aplikoni me çdo diplomë, ndërtoni aftësi, miqësi dhe një të ardhme. Afati i fundit i aplikimit është 29 gusht”, thuhet në njoftimin në “X”.
Praktikantëve u jepet mundësia të punojnë në një mjedis multikulturor, të zhvillojnë aftësi profesionale dhe të fitojnë njohuri mbi funksionimin e institucioneve të BE-së.