SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal kundër B.B. (47) nga fshati Peshtan i Ohrit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale „uzurpim i patundshmërisë“.
Ai në mënyrë të paautorizuar ka zënë një parcelë kadastrale në pronësi shtetërore, përkatësisht një plazh në Liqenin e Ohrit, i cili është nën mbrojtje të veçantë nga shteti dhe UNESCO-ja, si dhe në mënyrë të paautorizuar ka angazhuar punëtorë me qëllim ndërtimin e një ure të improvizuar drejt plazhit fqinj.
Kujtojmë se në projekt-vendimin e fundit të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s thuhet se “Trashëgimia natyrore dhe kulturore e Rajonit të Ohrit (Shqipëria, Maqedonia e Veriut) të vendoset në Listën e trashëgimisë botërore në rrezik” .