Kallajxhiev: Komisioni për falje nuk e ka pranuar gabimin siç pretendon Mickoski

Komisioni për falje nuk e pranoi gabimin, siç pretendon Mickoski, por se i përmbahet parimeve. Këtë si koment nën një postim në profilin e tij në Facebook e shkroi profesori Gordan Kalajxhiev, i cili para dy ditësh ka dhënë dorëheqje si anëtar i Komisionit të faljes bashkë me anëtarët e tjerë të këtij organi, transmeton Portalb.mk.

Reagimi i Kalajxhievit vjen pas konferencës së djeshme për media të kryeministrit Hristijan Mickoski, në të cilën, duke komentuar dorëheqjen kolektive të anëtarëve të Komisionit për falje, vlerësoi se në këtë mënyrë ata e kanë konstatuar gabimin e bërë dhe se është e virtytshme që të marrin përgjegjësi.

“Një njeri i gjallë që punon di të bëjë gabime. Kur konstatohet gabimi, nëse merret përgjegjësia, atëherë është i virtytshëm. Kështu mund ta komentoj dorëheqjen e anëtarëve të Komisionit që merret me faljet. Gabimi padyshim është konstatuar dhe e vetmja gjë që kanë si vepër morale është që të tërhiqen dhe e kanë bërë, andaj pres që kjo temë të mbyllet publikisht”, tha Mickoski në konferencën e djeshme për media në Qeveri.

Komisioni gjashtë anëtarësh i faljes pardje ka dorëzuar dorëheqje kolektive, ndërsa vendimin e ka bërë të ditur në profilin e tij në Facebook profesori Gordan Kalajxhiev, i cili në sqarim ka thënë se e kanë marrë në përputhje me parimet e tyre personale dhe profesionale. Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova e pranoi dorëheqjen dhe njoftoi se do të vijojnë konsultimet për përbërjen e re, si dhe për ndryshimet në sistemin e faljes.

Kujtojmë se u shkaktua shumë reagime në opinion për disa prej emrave që ishin në listën e të falurve në me rastin e festës 23 Tetori – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase. Pas kësaj presidentjs mblodhi Komisionin pas arrestimit të Akif Ravmanoskit, njërit prej personave të falur nga Siljanovska-Davkova, për të cilin mediat raportuan se është një nga liderët e grupit kriminal “Baron”, i cili ishte ndër të falurit.

AmnistiGordana Siljanovska Davkova