Transporti i udhëtarëve dhe mallrave ka shënuar rënie të madhe në Maqedoninë e Veriut, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Rritje kemi vetëm te transporti ajror i udhëtarëve, transmeton Portalb.mk.
“Sasia e mallrave të transportuara në transportin rrugor të mallrave në tremujorin e tretë të vitit 2026 është zvogëluar për 22.2 % krahasuar me tremujorin e të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në këtë periudhë, rënie kemi edhe te ajror 7.6 përqind dhe të hekurudhor 1.1 përqind.
Te transporti rrugor i udhëtarëve kemi rënie në të gjitha llojet, përveç te transporti ajror kemi rritje të numrit të udhëtarëve për 30.5 përqind, ndërsa rënie më e madhe u regjistrua te ai hekurudhor 44.7 përqind.