Guvernatori i Bankës Popullore në Maqedoninë e Veriut, Trajko Sllaveski, i shoqëruar me guvernatorët e Kosovës, Shqipërisë, Mali të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës, morën pjesë në promovimin e sistemit të pagesës TIPS, platforme e përgatitur nga Banka e Italisë, transmeton Portalb.mk.
“TIPS (ang. TARGET Instant Payment Settlement) është një shërbim i Eurosistemit për shlyerjen e pagesave të menjëhershme në para të bankës qendrore. Ai u mundëson ofruesve të shërbimeve të pagesave t’u ofrojnë klientëve të tyre transferta të shpejta të mjeteve në kohë reale, 24 orë në ditë, çdo ditë të vitit”, sqaruan nga Banka Popullore në RMV, duke shtuar se “ka filluar të funksionojë platforma e klonit të TIPS-it, e cila paraqet bazën teknologjike për vendosjen e Sistemit Kombëtar të Pagesave të Menjëhershme”.
Përmes kësaj platforme do të kryhen pagesa të menjëhershme në pesë vendet e Ballkanit Perëndimor, përmes monedhave kombëtare dhe ato në euro, me synim integrimin e mundshëm në një platformë.
“Përfitimet nga infrastruktura e re do të shkojnë shumë përtej shpejtësisë së realizimit të pagesave. Ajo do të mundësojë zhvillimin dhe vendosjen e shërbimeve të reja digjitale, siç janë inicimi i pagesave përmes përdorimit të numrit të telefonit celular ose adresës elektronike, kërkesa për pagesë, verifikimi i pranuesit, pagesat online dhe pagesat përmes kodeve të ndërveprueshme. Këto mundësi do të kontribuojnë në lehtësimin e pagesave të përditshme, rritjen e përdorimit të kanaleve digjitale, veçanërisht te tregtarët dhe kompanitë e vogla, si dhe në përshpejtimin e digjitalizimit të sektorit publik dhe privat”, sqaruan nga Banka.
Ndryshe, Maqedonia e Veriut zyrtarisht iu bashkua këtij projektit në tetor të vitit 2025-të, ashtu që në Bosnje e Mal të Zi filloi zbatimit në korrik të vitit 2026-të, ndërsa në Maqedoni, Kosovë e Maqedoni prej sot (23 nëntor).