Gjeniu që barti në vete farën e marrëzisë

Sharl Bodleri (1821-1867 thotë vetë se kishte lindur nga prindër të marrë dhe ndjente se bartte në vete farën e marrëzisë.

Kishte ndjenja të paharmonizuara dhe nuk përpiqej t’i fshihte komplekset e  e shumta. Madje, me cinizëm i theksonte ato. I ngjyroste flokët me ngjyrë të gjelbër.

Adhuronte erërat e qelbura, duhmat frymëzënëse… Pra, kishte shqisa të çuditshme.

Jetone në banesa plot me hardhuca  e zvarranikë të tjerë dhe ndërronte banesën çdo muaj. Shpesh flinte edhe të shokët.

I pëlqente të thyente diçka, më së shpeshti vitrinat e dyqaneve dhe kënaqej  duke dëgjuar zhurmën e qelqit të thyer.

Të dashurat herë i zgjedhte xhuxhe, herë shumë të gjata.

Një herë, në një kafene, iu afrua një gruaje dhe i tha: “Dëgjoni bukuroshe  me dhëmbë të bukur! me dëshirë do  t’ju kisha kafshuar dhe nëse lejoni, do t’ju kisha treguar si ju dua… Do t’jua  lidhja duart dhe do t’ju varja për to në tavanin e dhomës sime; pastaj do të bija në gjunjë e do të puthja këmbët tuaja të yhveshura…” (Normalisht, gruaja mbeti e tmerruar).

Bodleri ishte sadist.

Ja çfarë shkroi:

“Një mëngjes dëgjova poçarinduke bërtitur për të shitur mallin. E thirra lart në dhomën time, në katin e gjashtë, që ta lodh mirë, pastaj e pyeta: Po ti paske qelqe me ngjyra… dhe i dhash një shqelm prapanicës. E prita pastaj të dilte jashtë ndërtesës dhe prej lart ia lëshova mbi qelqe një vazo me lule. Kur u rrëzua dhe iu thyen qelqet unë përjetoja një ekstazë të vërtetë dhe bërtisja nga lumturia”.

Ishte tepër religjioz.

Vepra e tij është e shkrirë me deformimet e brendshme.

Thoshte se nga larg e ndiente duhmën e avullimit të gruas që dashuronte.

Për Bodlerin , Teofil Gotje thoshte:

“Në vargjet e tij ka satanizëm; ai ia jep shpirtin djallit, por njëkohësisht thërret në ndihmë Zotin kundër mbretit të errësirës”.

Ishte egoist i egër, s’e donte jetën po qelbësirën, erësirën, vdekjen…

Për një kohë të gjatë nuk u kuptua as ai vetë, as vepra e tij.

Ishte dhe narkoman; pikërisht për këtë thujej se e përktheu në mënyrë brilante pijanecin Edgar Allan Poe.

Fundin e jetës së tij e karakterizuan kokëdhimbjet, shqetësimet dhe alivanosjet…

Iu paralizua ana e djathtë e trupit.

Vepra e tij madhore është “Lulet e së keqes”.

Vargjet e tij janë origjinale; frymëzimet e tij ishin shqetësuese dhe me një përsosmëri klasike.

Në çastin e vdekjes lëshoi disa sharje të zëshme.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Fatmir SulejmaniKolumnat e Portalbit