Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, ka njoftuar se prej sot ka filluar prokurimi publik për projektimin dhe montimin e Luna parkut të ri në Shkup, transmeton Portalb.mk.
“Me një kënaqësi të veçantë dua të informoj se pas shumë vitesh dhe premtimeve të rrejshme, sot filloi prokurimi publik për projektimin dhe montimin e Luna Parkut të ri”, deklaroi Gjorgjievski.
Ai sqaroi që kjo hapësirë e parkut do të përfshin 84 mijë metra katror, ku do të përfshihen hapësira edhe për personat me nevoja të veçanta.
“Para nesh është ndërtimi i Lupa parkut ultra modern, një nga më të mirët e rajonit, ndërtuar sipas standardeve më të larta evropiane”, deklaroi Gjorgjievvski.