FFM-ja ka publikuar orarin e pjesës së fundit të sezonit 2025/26

Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) sot ka publikuar orarin për njëmbëdhjetë ndeshjet e fundit të sezonit 2025/26, bazuar në sistemin slloven Berger, transmeton Portalb.mk.

Ndeshja e fundit e sezonit do të jetë ndërmjet Vardarit dhe Shkëndijës. Dy ekipet që janë në garën për kreun e tabelës. Vardari për momentin gjendet në pozitën e parë me tri pikë më shumë se Shkëndijë, e cila është kampione në sezonin e fundit.

Shkëndija dje (9 mars) ka reaguar publikisht duke vlerësuar se gjatë ndeshjeve të kampionatit, FFM-ja është duke e përkrahur Vardarin, ndërsa është duke e dëmtuar Shkëndijën. Federata vlerësoi se Shkëndija është ekipi më i favorizuar nga gjyqtarët në fushë, si vitin e kaluar edhe këtë vit.

Në pozitën e tretë gjendet Struga me 47 pikë, Bashkimi i pesti me 32 pikë, Arsimi i teti me 26 pikë, ndërsa Shkupi i fundit me një pik.

Këtu janë publikuar gjithë ndeshjet e ngelura në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë.

Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 u shpall Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari fitues i Kupës. Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Dytë për herë të parë.

Në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut u kualifkua për herë të parë Shkëndija e Haraçinës, e cila do të përballet me fituesin e ndeshjet Struga – Shkëndija. Gjysmëfinalja tjetër do të jetë ndërmjet Sileksit dhe Ohrit.

Në gjysmëfinale do të luhen nga dy ndeshje. Ndeshjet e parë gjysmëfinale do të luhet më 1 prill, e dyta më 22 prill, ndërsa finalja më 20 maj.

Federata e Futbollit RMV (FFM)Futboll futbollist(e)KF ArsimiKF BashkimiKF ShkëndijaKF ShkupiKF Struga