Depo me ngjyra dhe barna u dogj në Shkup

Në orët e pasdites, zjarrfikësit kanë intervenuar në lagjen Hekuran të Shkupit, ku sipas Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK) u përfshi nga flaka depo për ngjyra dhe barna, raporton Portalb.mk

“Digjet një depo për ngjyra dhe barna në bulevardin “Aleksandar Makedonski” nr. 67. Në orën 17:10, në terren kanë dalë ekipet e Brigadës së Mbrojtjes nga Zjarri me gjashtë automjete zjarrfikëse dhe 20 zjarrfikës.

Zjarri ende konsiderohet aktiv, kumtoi QMK-ja.

Maqedonia nuk ka një sistem të përgatitur që mund t’u përgjigjet dhe të përballet në mënyrë efikase me katastrofat. Këtë e konstaton raporti i ri i publikuar sot nga Entit Shtetëror të Revizionit (ESHR), në të cilin është bërë analizë e temës “Ndërtimi i sistemit për menaxhimin e krizave, mbrojtjen dhe shpëtimin përmes investimeve në pajisje dhe resurse, mirëmbajtjen e mjeteve me qëllim rritjen e operacionalitetit, efikasitetit dhe efektivitetit”.

Me qëllim tejkalimin e dobësive të konstatuara, ESHR-ja rekomandon zbatimin e reformave për vendosjen e një sistemi të integruar dhe funksional për mbrojtje dhe shpëtim, përmes miratimit të Strategjisë Kombëtare, një kornize të qartë normative, financimit të qëndrueshëm, forcimit të kapaciteteve dhe vendosjes së një sistemi efikas të monitorimit dhe mbikëqyrjes.

ShkupiZjarrZjarrfikës