Ekspozitë: Çarshia e Vjetër e Shkupit, vizione për të ardhmen

Instituti Francez në Shkup organizon ekspozitë me fotografi dhe shfaqjen e një filmi dokumentar, që u realizuan në kuadër të projektit franko-gjerman “Çarshia e Vjetër e Shkupit, vizione për të ardhmen “, transmeton Portalb.mk.

Ekspozita do të mbahet të enjten, më 22 janar 2026, me fillim në orën 19:00, në galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura në Suli Han.

Ngjarje organizohet nga Instituti Francez në Shkup në partneritet me Institutin Gëte, me rastin e shënimit të Traktatit të Elizesë, ekspozita do të nxjerrë në pah punën e të rinjve të talentuar nga Maqedonia e Veriut, të realizuar gjatë punëtorive me fotografin gjerman Hajnrih Holtgreve, si dhe me regjisoren franceze Leonor Mersie.

Ambasada e Francës në RMVÇarshia e ShkupitEkspozitëFrancaGjermaniaInstituti Gëte