Klinika për neurologji në Shkup do të shënojë Ditën Botërore të sulmit në tru – 29 tetorin, përmes aktiviteteve për parandalimin e kësaj sëmundjeje, e cila është shqetësim edhe për shëndetësinë e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.
Në sheshin “Maqedonia” në Shkup më 27 tetor do të bëhen matje për pasqyrën e shtypjes, gjakut dhe kolesterolit në gjak, duke llogaritur edhe rrezikun e sulmit në tru.
Të nesërmen, më 28 tetor, në Klinikën për Neurologji, prej orës 11 e deri në ora 13, do të jetë e hapur mundësia për kontrolle falas.