Në veturën e shtetasit të Maqedonisë së Veriut u kapën 68 kilogram kokainë

Policia e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare ka kryer me sukses operacionin ku janë sekuestruar 68 kilogramë kokainë, transmeton Portalb.mk.

“Si rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm ndërkombëtar policor dhe shkëmbimit në kohë të informacioneve operative nga ana e Byrosë për Siguri Publike pranë MPB, në territorin e Francës, në pikëpagesën Fonten, janë sekuestruar 68 kilogramë kokainë, të cilat janë gjetur në një automjet transportues, i drejtuar nga shtetasi i Maqedonisë M.F. (44)”, raportoi Policia e RMV-së.

Në këtë aksion policor ka marrë pjesë edhe Europoli, ndërkohë Policia e RMV-së përkujtoi se ky është aksioni i dytë i suksesshëm ndërkombëtar brenda një muaji.

Drogë - lëndë narkotikeEuropoliFrancaKokainëKontrabandë Trafikim me drogëPolicia e Maqedonisë së Veriut