Ekonomia gri në Maqedoninë e Veriut arriti rreth 30 përqind të PBB-së

Ministrja për financa në Maqedoninë e Veriut, Gordana Dimitreiska – Koçoska, vlerësoi që përmes sistemit të e-faturës është seriozisht do të luftohet ekonomia grie, si një hap drejt reformës në financat publike, transmeton Portalb.mk.

“Lufta kundër ekonomisë gri, përkatësisht formalizimi i saj, është prioritet i Qeverisë dhe pjesë e programit katërvjeçar. Vlerësimet e Bankës Botërore, FMN-së dhe Komisionit Evropian tregojnë se ekonomia gri në vendin tonë arrin rreth 30 për qind të PBB-së, që është mbi mesataren e Bashkimit Evropian:, raportoi Dimitrieska- Koçoska.

Ministrja sot zhvilloi takim me drejtoreshën e Drejtorisë së të Ardhura Publike, Elena Petrova, duke paralajmëruar zbatimin e sistemit e-fatura, si një mjet që do të zëvendësojë letrën dhe dokumentin fizik.

“E-fatura është pjesë e përpjekjeve tona për transformimin digjital të financave publike. Drejtorinë e të Ardhurave Publike e përgëzoj për zbatimin e kësaj reforme të rëndësishme, e cila sjell përfitime për shtetin duke zvogëluar ekonominë gri dhe përfitime të konsiderueshme për ekonominë dhe kompanitë”, deklaroi Dimitrieska-Koçoska, duke vlerësuar që kjo do të lehtësojë punën e kompanive.

Drejtoria për të Ardhura (hyra) Publike RMV (DAP)Ekonomia e shtetit - Lajme ekonomiGordana Dimitrieska KoçoskaKorrupsion - RyshfetMinistria e Financave (MF)Policia financiare RMV