Dyshohet se e dëmtuan buxhetin me 170 mijë euro, policia e RMV-së ka ngirtur kallëzim penal ndaj gjashtë të punësuarve në ndërmarrje publik

Policia e Maqedonisë së Veriut deri të Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka ngritur kallëzim penal ndaj gjashtë personave për shkak “punës së pandërgjegjshme” dhe “keqpërdorimit të punës dhe autorizimit zyrtar”, raportoi Portalb.mk.

“Kallëzim penal ndaj gjashtë të punësuarve në Ndërmarrjen Publike “Pyjet Nacionale”, për punë të pandërgjegjshme në shërbim dhe keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar, kanë shkaktuar dëme në buxhetin e ndërmarrjes mbi 170 mijë euro”, raportoi Policia.

Vepra penale dyshohet se është kryer gjatë vitit 2023 dhe 2024, kur shumë dru të prerë nuk ishin regjistruar.

“Sipas tabelës së dëmeve të llogaritura, janë prerë gjithsej 1 504 metra kub, duke shkaktuar 10 528 000 denarë, ose 171 186 euro në buxhetin e Ndërmarrjes Publike “Pyjet Nacionale”.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut gjatë tremujorit të dytë është regjistruar rritje e prodhimit të produkteve pyjore dhe produkteve të shitura, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në tremujorin e dytë janë prodhuar 111 mijë metra kub dru, 78 mijë prej tyre për dru për zjarr, ndërkohë janë shitur 97 mijë metra kub, 72 mijë prej tyre për zjarr.

Dita e DruritDru për ngrohjeEkologjiInspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor (Ekologjik) RMVMinistria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH)Mjedisi jetësorNP "Pyjet e Maqedonisë"Taksa ekologjike